Ish-dhëndrri i Topallit akuza të forta: Festivali i RTSH-së i korruptuar, bëhen pazare dhe…

Luiz Ejlli, ish-dhëndrri i Jozefina Topallit ka bërë një deklaratë të fortë teksa ishte i ftuar në emisionin “Thumb On” të Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës.

Ejlli tha se festivali i RTSH-së është i korruptuar, pasi sipas tij ka hile dhe pazare qëkur u fut në Eurovizion.

“Përsa i përket debatit që ka bërë Vera me Dianën, nuk kam dijeni, nuk e kam lexuar. Si gjithmonë, në festivalet shqiptare janë lakuar emrat, jo fiton x, jo fiton y. Personalisht mendoj se ai festival ka qenë dhe do të jetë më i rëndësishmi në Shqipëri. Por që kur u fut Eurovizion, u bë pak i korruptuar, filluan hilet dhe pazaret”, tha Luiz Ejlli.

Kujtojmë se këngëtari ka qenë pjesëmarrës më parë në festivalin e RTSH-së.