Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-drejtorin e Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka, i cili akuzohet për korrupsion.
Ndërkohë që, për ish-juristen, Frida Mirashi është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Gjatë seancës në apel, ish-drejtori i Hipotekës, Zamir Leka ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare.
Kjo, pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që t’i jepet një masë më lehtësuese, ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore.
Pavarësisht kërkesës së tij, Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë “Arrest me burg”.
Ish-drejtori Leka akuzohet për korrupsion në lidhje me disa dosje gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Shkodrës.