fbpx

Ish-drejtori i ISHP-së, Ardian Hoxha jep lajmin e  madh: Jemi shumë pranë vaksinës

Një lajm të madh ka dhënë Ardian Hoxha, ish-drejtor i ISHP-së. Sot ai deklaroi se të paktën 7 kompani të mëdha mjekësore po punojnë për testimin e vaksinave anti-Covid dhe se është shumë pranë futjes në përdorim masiv të tyre.

I ftuar në studion e Fax News, Hoxha tha se kjo është çështje muajsh, dhe se kësaj situate shumë shpejt do t’i jepet zgjidhje dhe do t’i vijë fundit.

“Nëse kjo rritje do jetë kaq e shpejtë, të sëmurët dhe numri i vd.ekj.eve, padyshim që masat do të jenë të nevojshme. Nuk mendon se ia vlen mbyllja e fundjavave, pasi nuk mendoj se do ndryshojë diçka në këtë proces. Nuk është kjo zgjidhja e situatës, mendoj se ka taktika të tjera që duhen gjetur. Pasojat ekonomike do të kenë pasoja të jashtëzakonshme. Ndërprerja e aktivitetit ekonomik sikurse ka nisur do të ishte pasojë shumë e rëndë për ekonominë. Jemi në fazat kur mund të marrim masa organizative. Ne jemi në një fazë që edhe pse ne nuk i kemi mbyllur kufijtë, i kanë mbyllur të tjerët. Maqedonia e Kosova janë të ngjashme me ne, ka më shumë raste, ka edhe më shumë të shtruar dhe të vdekur se sa ne. Në ketë fazë ku jemi mendoj se duhet të kemi vigjilencë, nëse duhet të merret si masë mbyllja e kufijve, do të bëhet. Vera krijon lehtësira sa i përket lehtësisë së tij, por stina e vjeshtës krijon premisa në kahja të kundërt. Të dhënat tregojnë se virusi ka pësuar mutacione, duke kapur edhe moshat e reja, por mendoj se është në natyrën e tij. Janë në faza të avancuara disa kompani të mëdha, 7 prej tyre për të siguruar një vaksinë dhe mendoj se është çështje muajsh. Duhet të jemi të kujdesshëm të ndërgjegjësojmë gjithë atë pjesë të popullatës që nuk besojnë tek virusi. Në plazhe i kam frekuentuar edhe vetë gjatë kësaj kohe, dhe mund të themi se ofruesit e shërbimeve kanë krijuar kushtet e kërkuara,”– tha Hoxha ndër të tjera ai.