Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë bën deklaratën bombë

Ish-drejtori i Policisë Mithat Havari, ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në një emision se është kërcënuar.

Havari u shpreh se e kanë kërcënuar në datën 23 tetor nga Sajmir Molli. Ish-drejtuesi i policisë tha se kishte telefonuar Ardi Veliun që u tregua i gatshëm, por pasi kanë 10 ditë askush nuk u interesua.

Havari thekson se policia është inekzistente dhe nëse do të ndodhte Ramës, i gjithë shteti do ishte ngritur në këmbë.

“Jam kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Molli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. “Ti e di nga kush e kam porosinë”, se denoncova publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm. Ka kaluar 10 ditë. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrat i lartë i policisë së shtetit. S’kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu.

S’ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t’i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyu shumë rëndë, “Fuck wife, daughter, everything” Isha në terror psikologjik, s’kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s’jam boksier, s’mund të bëja grushta me të”, ka thënë Mit’hat Havari.