Ish-futbollisti i kombëtares ‘varr këpucët’ në gozhdë

Armend Dallku, mbrojtësi shtatlartë i cili për vite me radhë përfaqësoi kombëtaren shqiptare vendos të varrë këpucët në gozhdë dhe t’i japë fund futbollit të luajtur.

Lajmin e bën të ditur vetë 36- vjeçari Fc Prishtina, skuadra me të cilën 36- vjeçari debutoi në futbollin profesional si dhe mbylli karrierën.

Ai pati fatin të luajë edhe në kampionatin shqiptar të futbollit me Elbasanin gjatë një sezoni në vitin 2004- 2005 por në Shqipëri ai mbahet mend pasi ishte një nga kosovarët të cilët vendosi të veshë fanellën kuqezi të kombëtares së Shqipërisë.

Ai përfaqësoi për 8 vite duke luajtur 64 ndeshje për kombëtaren shqiptare. Gjithashtu ai ka publikuar dhe një mesazh në përfundim të karrierës së tij si futbollist.