fbpx

Ish-gardisti i 21 Janarit shpallet kryebashkiak

65592650_2345953785469708_8517262108969140224_n.png

Partia Socialiste është shpallur fituese në të 60 bashkitë e vendit, duke i lënë partisë MEGA vetëm Finiqin, pasi garonte pa opozitën.
Mes bashkive të fituara nga PS është edhe ajo e Matit, në të cilën kryeministri Edi Rama kishte caktuar kandidat Agron Malajn.
Ky i fundit është një emër i njohur për një ndër ngjarjet më të rëndësishme të politikës shqiptare në periudhën e demokracisë.
Bëhet fjalë për ngjarjen e “21 Janarit”, në të cilën u vranë katër njerëz të pafajshëm në bulevard nga protestat e opozitës, të drejtuara në atë kohë nga Edi Rama.
Agron Malaj njihet si ish-gardisti i “21 Janarit”, ndërsa tashmë do të drejtojë Bashkinë e Matit. Ai ka arritur që të marrë 7,936 vota. Kandidatura e tij ka sjellë reagime të shumta nga opozita, e megjithatë ai mori besimin e matjanëve për të marrë drejtimin e këtij qyteti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303