Ish-gruaja e Pablo Escobar rrëfen tmerrin që ka jetuar me të

Victoria Eugenia Henao, tashmë 58 vjeç, ka rrëfyer se si është njohur me Pablo Escobar dhe tmerrin që ka jetuar me të.

Ajo tregon se u takua me Pablo Escobarin kur ishte vetëm 12 vjeç.

Atëherë, Escboar, një 23-vjeçar, po ngjitej me shpejtësi në hierarkinë kriminale.

Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur Escobar e detyroi që të bënte një abort në një ambient të errët.

“Unë nuk e di se çfarë po ndodhte, thjesht e ndoqa e bindur”, zbuloi ajo së fundi në biografinë e saj të re, duke përshkruar se si një grua që e kishte marrë Pablo po shtynte disa tuba plastikë në të, derisa filloi të gjakosej.

Escobar më pas e mori në shtëpi dhe i tha asaj që të ndiqte udhëzimet e dhëna nga gruaja dhe ta informonte për gjendjen shëndetësore.

Edhe pas këtij keqtrajtimi traumatik, ajo qëndroi me Pablon. Një vit më vonë, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç, ata u martuan me Kishën e Trinisë së Shenjtë në Palmyra.

Prindërit e saj nuk donin të merrnin pjesë në dasmë dhe Victoria kujton atë ditë me ndjenja të përziera.

“Nga njëra anë unë e doja atë, por në të njëjtën kohë isha shumë e frikësuar”.

Ajo shpejt filloi të dëgjojë thashetheme për tradhëtitë e shumta bashkëshortore dhe aventurat e Pablos, por thjesht nuk dëshironte të kontrollonte xhepat e tij ose të kërkonte gjurmë trëndafilash në to.

Ajo vazhdonte shkollën, por pas saj ikte në shtëpi për të bërë jetën e një amviseje, duke mbetur sërish shtatzënë. Në vitin e katërt të shkollës së mesme, ajo kujton që i kërkoi një mësueseje që të dilte nga provimi, pasi mund të lindte aty.

Ndërsa ndikimi i Escobar u rrit, po ashtu edhe numri i grave në jetën e tij u rrit. Lidhja më e funsit e tij ishte ajo me Wendy Chavarriaga Gil, e cila zgjati për shumë vite.

“Nuk mund ta lija, jo vetëm sepse e doja, por edhe nga frika. Ndihesha plotësisht e pafuqishme dhe nuk e dija se çfarë do të ndodhte me fëmijët e mi dhe mua pa atë”, tha ajo, raporton Daily Mail.

Ajo jo vetëm që kishte frikë nga rivalët e tij, por edhe nga Pablo.

“Unë kisha frikë se njeriu më i fuqishëm në Kolumbi mund të bënte diçka për mua nëse e lija atë”, tha ajo.

Frika ishte e justifikuar, sepse Pablo nuk pyeste për asgjë. Më vonë doli se ai kishte porositur edhe vrasjen e partneres Gil, kur mendoi se ajo ishte bërë një informatore.

Pas vrasjes së ministrit të Drejtësisë në 1993, 35-vjeçarja Victoria, tani nënë e dy fëmijëve, u desh të ikte me Pablon dhe fëmijët. Ndërsa kërkesat për ekstradim u rritën më shumë dhe të gjitha silleshin rreth trafikut të drogës, Pablo më në fund dërgoi gruan dhe fëmijët e tij në një ndërtesë të mbrojtur nga qeveria.

Escobar u vra në 2 dhjetor 1993. Në kulmin e fuqisë së tij, ai kontrollonte 80 përqind të trafikut të kokainës nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara dhe vlente të paktën 30 miliardë dollarë.