“Ish-gruaja më vidhte fshehurazi dhe më dhunonte”. Rrëfehet 68-vjeçari: Më detyroi të shtrohem në spitalin psikiatrik

me-zemer-te-hapur-8-729x450.png

68-vjeçari Hyqmet Maloku ka rrëfyer për News 24 se si është dhunuar nga ish-gruaja e tij për plot 35 vite.

Ai akuzoi ish-bashkëshorten për organizimin e një rrëmbimi të tij dhe se e detyroi të shtrohej në spitalin psikiatrik.

Prindërit e mi kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm ndaj meje sidomos nëna ime shumë e kujdesshme e cila më kishte pikë të dobët. Kërkuan që unë të krijoja një jetë të mirë. U njoha me bashkëshorten në vitet ‘80 me dashuri. Ne e pëlqyem vetë njëri-tjetrin, erdhën në jetë 3 fëmijë të cilët i kam rritur i kam shkolluar dhe i kam martuar, por në martesën e vajzës së fundit gruaja më pohoi dhe më tha që nuk të dua më, dua dikë tjetër. Një ditë kishim dalë së bashku dhe i dashuri i gruas erdhi dhe e takoi dhe më pohoi mua se e kam njeriun tim. Gruaja ime sa hyri në xhami të predikonte ndryshoi dhe u bë tjetër njeri. Më vonë gruaja ime filloi të më merrte vjedhurazi paratë. Ajo filloi të fliste me telefon me atë person tjetër. Unë menjëherë pas kësaj ngjarje kërkova divorcin. Gruaja ime luajti shumë prapaskena pas krahëve të mi. Bashkëpunëtor me këtë është edhe i plotfuqishmi i zonës i cili ma ka marre me detyrim firmën e urdhrit të mbrojtjes. Ai polic më ka ardhur në shtëpi dhe më ka dhunuar, është bashkëpunëtor i ish-bashkëshortes time

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303