Ish-i dashuri i Xhesika Berberit do të bëhet baba për herë të parë

Ish-i dashuri i modeles Xhesika Berberi, Evald Balla, do të behët baba për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë partnerja e tij, brunia bukuroshe Fiona Guxholli, me të cilën Evaldi kurorëzoi dashurinë në janar 2019, në Bashkinë e Tiranës.

“Që në momentin e parë që të pashë kishte magji dhe e besoj me të vërtetë këtë. Ne tani po i japim jetë një fëmije dhe kjo është një tjetër mrekulli. Duket sureale por bashkë ne mund të bëjmë gjithçka dhe me ty në krah unë besoj se qielli është limiti. Mami dhe babi i ardhshëm”, shrkuan Fiona në Instagram.

Ajo madje ka publikuar disa foto nga ekoja, që i bie të jenë fotot e para të bebushit dhe disa foto me partnerin ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe në qiellin e shtatë.

Xhesika Berberi dhe Evald Balla qëndruan në një lidhje për një kohë të gjatë, të cilën Berberi e bëri publike në rrjetet sociale apo nëpër intervista në 2016-n.

Por lidhja e tyre mori fund, dhe Evaldi i premtoi dashurinë një tjetër vajze, mbiemri i së cilës është shumë i dëgjuar për ju dhe jo pa arsye.

Ajo është një e afërme e politikanes demokrate Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Ekonomisë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Tani, Xhesika jeton në New York, ku po ndjek karrierën e saj si modele dhe jetën larg Shqipërisë ndërsa fotot e fundit të Evaldit me Fionën na vijnë nga Toronto.