20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Infermieri gjerman pranon se vrau 100 pacientëve

spot_img

Një ish-infermier gjerman akuzohet për vrasjen e 100 pacientëve dhe pritet të dalë para gjyqit në qytetin verior të Oldenburg.

Ish-infermieri Niels Hoegel do të dalë në gjyq të martën, në gjyqin më të madh për vrasje serioze në historinë e Gjermanisë pas luftës.

Hetuesit thonë se Niels Högel, 41 vjeç, ka injektuar doza fatale të ilaçeve tek pacientët nën kujdesin e tij në dy spitale në Gjermaninë veriore.

Hoegel ka kaluar gati një dekadë në burg dhe është akuzuar për dhënien qëllimisht të mbidozave mjekësore ndaj viktimave, në mënyrë që t’i kthejë ata në jetë në momentin e fundit.

Sipas hetuesve, motivi i tij ishte për të bërë përshtypje te kolegët duke u përpjekur të ringjallë pacientët që ai vetë kishte sulmuar.

Högel tashmë po vuan burgim të përjetshëm për vrasjen e njerëzve nën kujdesin e tij, pasi ka pranuar vrasjen e dhjetëra pacientëve.

Gjykimi i fundit, i cili pritet të zgjasë deri në maj, do të shqyrtojë testimet toksikologjike mbi mbetjet e zhvarrosura të disa personave.

Högel thuhet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst në vitet 1999 dhe 2005.

Nëse gjendet fajtor për të gjitha vdekjet, ai do të bëhej një nga vrasësit serial më të rrezikshëm në Gjermani pas luftës.

Hetuesit mendojnë se ai mund të ketë vrarë edhe më shumë, por viktimat e mundshme janë djegur.

I arrestuar në vitin 2005, pasi i injektoi një ilaç jashtë recete një pacienti në Delmenhorst, Hoegel u dënua në vitin 2008 me shtatë vjet burg për vrasje në tentativë.

Në 2014 ai u gjet fajtor për vrasjen e pesë viktimave të tjera dhe mori dënimin maksimal prej 15 vjetësh.

Në atë kohë, Hoegel i rrëfeu psikologut të tij të paktën 30 vrasje të tjera të kryera në Delmenhorst.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat