fbpx

Ish-Kampioni i Shqipërisë Pirro Dhima përplaset me gazetaren greke: Nuk jam shqiptar

Ish-kampioni i peshëngritjes në Shqipëri dhe më pas olimpik nën ngjyrat e Greqisë, Pirro Dhima ka replikuar me një gazetare greke e cila në një shkrim e kishte cilësuar me origjinë shqiptare.

“Kampioni ynë me origjinë shqiptare me qëndrimin e tij i jep një mësim demokracie të gjithë Parlamentit Grek”, pati nënvizuar ajo në një shkrim për Agimin e Artë.

Dhima në një replikë e falenderon gazetaren për vlerësimin por i shkruan se: Përshëndetje zonja Akrita. Unë do të doja të ju falënderoj për referencën tuaj për mua në artikullin tuaj në “Nea”. Më lejoni vetëm një korrigjim. Unë nuk jam me origjinë shqiptare. Unë jam një grek i lindur në Shqipëri, një fëmijë i pakicës. Sigurisht që do të ishte e paqëllimshme, thjesht doja ta theksoja. Të jeni mirë dhe faleminderit shumë ”.