fbpx

Ish-kapiteni i Kombëtares heq dorë nga shtetësia shqiptare, arsyeja

Screenshot_7.jpg

Ish-kapiteni i kombëtares së futbollit të kombëtares shqiptare të futbollit, Altin Lala ka marrë një veprim të papritur në lidhje me nënshtetësinë e tij.

Mësohet se ai ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Sipas një dekreti të Presidentit Ilir Meta bëhet e ditur se “shtetasit Altin Dod Lala i lejohet lënia e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij”.

Ish-lojtari i Hanoverit është shprehur se e ka marrë këtë veprim i detyruar nga legjislacioni gjerman por ka shtuar se do ta rimarrë sërish shtetasin shqiptare.

“Kështu e ka ligji këtu në Gjermani. Pas 2-3 vjetësh do të bëhet ndryshimi i ligjit, ku shtetasit kanë mundësi mbajnë dy nënshtetësi. Atëherë do të aplikoj sërish për pasaportën shqiptare”, – tha ai.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303