fbpx

Ish-kapiteni i Kosovës i bashkohet kuqezinjve

718d23859c181465d4ca80cd957c1572_XL.jpg

Pas Kastriot Dermakut, një tjetër futbollist i Kosovës pritet t’i bashkohet ekipit tonë kombëtar, bëhet fjalë për mbrojtësin Ardian Ismajli, 22-vjeçari që luan për Hajduk të Splitit, njëherësh edhe ish-kapiten i kombëtares U-21 të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga “Supersport”, ku shkruhet se mbrojtësi në fjalë është pajisur me pasaportën shqiptare nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe pritet që në nëntor të marrë një ftesë nga Panuçi për tu bashkuar me kombëtaren në grumbullimin për sfidën e Nations League me Skocinë dhe miqësoren e pak ditëve më pas me Uellsin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *