Ish-komandanti i UÇK-së për Gjykatën Speciale: Më mirë i dyshuar sesa dëshmitar!

d-9-600x360.jpg

Ushtaraku Hisen Berisha, që në zgjedhjet e fundit ka qenë kandidat për deputet nga PDK, ka thënë se më mirë është për ata që kanë ftesë nga Gjykata Speciale që të thirren si të dyshuar sesa si dëshmitarë.

“Sa i përket Gjykatës, por edhe Gjykata e mëhershme e Hagës, kredibiliteti i tyre ka rënë në zero. Nuk ka vendim për Serbinë si shtet gjenocidal. Për Millosheviqin nuk ka vendim se a ka qenë kriminel. Sheshel është liruar duke thënë se po vdes nga kanceri. Cili është vendimi ndaj tij ishte apo s’ishte kriminel”.

Berisha në Sytë 7 në Klan Kosova ka thënë se personalisht nuk pret që për të të ketë ftesë nga Dhomat e Specializuara duke shtuar se ato duhen të kthehen edhe një herë në Kuvend.

“Gjykata Speciale duhet të  kthehet në Parlament për vlerësim, nëse meriton të jetë mekanizëm i vendosjes së drejtësisë”, ka deklaruar ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303