fbpx

Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” nxjerr të palarat emisionit, publikon fotot! Bëjnë sikur nuk njihen me njëri-tjetrin

perputhen-tch.jpg

Ditën e djeshme një konkurrent i ri i është bashkuar “Për’Puthen”, emisionit kushtuar dashurisë në Top Channel.

Ai quhet Atdhe, është 27-vjeç, dhe është nga Gjakova, Kosovë.

Në fakt Atdheu nuk duket aq i huaj për konkurrentët e tjerë. Në rrjet së fundmi po qarkullojnë disa foto ku Atdheu shihet krah tyre në një darkë ku morën pjesë të gjithë konkurrentët dhe produksioni të shtunën që lamë pas.

Në një foto tjetër ai pozon krah Anës.

Ishte Alban Dyrmishi ai që ka publikuar fotot në Instastory duke hedhur akuza mbi produksionin.

Kujtojmë se Albani ka qenë konkurrent sezonin e kaluar në “Për’puthen”. Madje ai u përjashtua nga emisioni dhe më pas akuzoi autoren se gjithçka ishte me skenar.

“Prej kohësh autorja e këtij programi nuk po e duronte dot mosservilizmin dhe mosbindjen time ndaj skenareve të saj amatore dhe dashakeqe, ndaj gjeti rastin sot dhe vendosi duke mos pas guximin të më kontaktoj vet personalisht po nëpërmjet vartëses së saj me pretekst intervistën time, falenderoj të gjithë ata që më kan mbështet këto kohë, dhe jam krenar që su bëra kurr pjes e asnji skenari dhe thash gjithmonë atë që desha. Olsa Shpresoj të gjesh burr, futu vet në përputhen se mosha ikën”, shkruan ish konkurenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303