fbpx

Ish-kreu i ISHP-së bën deklaratën e fortë: Ja ç’bëjnë të infektuarit me covid në Shqipëri

Ish-kreu i ISHP-së, Besnik Jakaj, ka bërë një deklaratë shumë të fortë sot. Ai tha se shumë persona të prekur me Covid 19 dalin lirisht në rrugë, çka tregon se të gjitha strukturat e shtetit kanë rënë.

“Sot ka zero monitorim në drejtim të zbatimit të ligjit për sëmundjet ngjitëse, sot i kemi të infektuarit me Covid, që dalin në rrugë dhe shkojnë interesohen për të afërmit e tyre.

Nuk qendrojnë në shtëpi personat që kanë rezultuar pozitiv, shteti ka detyrë që të monitorojë të gjithë të infektuarit.

Kam me dhjetra raste ku personat mjekohen dhe më pas dalin në qarkullim të lirë, bëhet vetëm propagandë, dje në Asamblenë e PS-së ishin të gjithë pa masa, dhe sot një ditë më vonë, shprehet se maska është e detyrueshme”, u shpreh Jakaj, në studion e lajmeve të Fax Neës.