fbpx

Ish-kreu i KQZ, kundër regjistrimit të ‘Bindja Demokratike’

bindja.jpg

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka folur në lidhje me regjistrimin e partisë më të re për zgjedhjet lokale, pikërisht ‘Bindja Demokratike’ me Astrit Patozit kryetar.

Me anë të një reagimi, Kume ka theksuar se është kundër kësaj partie pasi është në mospajtim me ligjin.

“Regjistrimi i partise Bindja Demokratike si subjekt zgjedhor nga KQZ, ne mospajtim te hapur me ligjin është nje fakt akoma me shume ne mbështetje te domosdoshmërisë per ndërtimin e administratës zgjedhore, perfshire edhe KQZ, jo me përfaqësues te partive politike. Komisioneve te tille janë “te kapur” nga partia qe i propozon deri ne masën sa arrijnë edhe deri ne mohimin profesional te vetes”, shkruan ai./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303