Ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka deklaruar se ndër përgjegjësit kryesorë për shkatërrimin e PD janë Berisha dhe Basha.
Elezi shprehet se Berisha ka ndikim te shumë demokratë dhe ky shtrembërim realiteti i fut ata në qorrsokak.
“Përgjegjësit kryesorë janë shumë që po shkatërrojnë PD, përfshirë edhe zotin Berisha i cili po sheh se çfarë ndodh në PD dhe nuk merret me asnjë element thelbësor nuk di sa kohë. Pastaj del e thotë se Basha mund të jetë kryeministër është përgjegjës direkt duke shtrembëruar realitetin, duke shtrembëruar realitetin ka futur në qorrsokak të gjithë demokratët pasi ka njerëz që e besojnë. Ka rreth 30 vite drejtuesi i PD. Berisha jo vetëm që e ka propozuar Bashën, por ka qenë dhe në marrëveshje me Soros, pasi Basha është një nga njerëzit e tij”, tha Elezi.