fbpx

Ish-kreu i SHISH: Vrasjet e shqiptarëve në Greqi, jo të rastësishme

fatos-klosi.jpg

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi i ftuar në “360 Gradë” në Ora Neës, shprehet se vrasjet e shqiptarëve në Greqi nuk janë rastësi pas asaj që ndodhi në Bularat.

“Lajmet i kemi marrë nga mediat dhe ato bëjnë komentet si të duan. Nuk them që është rastësi se u bënë një çikë si shumë dhe është një periudhë që lidhet me atë që ndodhi 1 muaj më parë. Të thuash rastësi i bie një çikë shkurt dhe mbase gabon rëndë. Por një gjë duhet të kemi parasysh. Ka vrasje si ajo e Korfuzit që është shumë e rëndë. Rasti kur shqiptari i ka ngelur në dorë rajoneve të policisë që po është aq e rëndë. Ka edhe vrasje që lidhen me krimin. Duhet t’i ndajmë. Nuk i quaj rastësi”, ka thënë Fatos Klosi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *