Ish-krimineli seksi flet për fëmijërinë e errët dhe burgun

Jeremy Meeks u kthye në një prej meshkujve më të pëlqyer në internet pasi qarkulloi fotografia e tij me kostumin e të burgosurit.

Grabitja dhe të shtënat me armë në vitin 2014 detyruan Jeremy që të përfundonte pas hekurave. Fakti që figura e tij po përflitej shumë në media dhe kishte shumë kërkesa në fushën e modelingut për të, gjyqtari i uli dënimin.

Ai e dënoi me 27 muaj, në vend të 63 muajve të rekomanduar, që të mund të përfitonte nga fama e tij, për të cilin Meeks është mirënjohës ende.

“E vetmja gjë që më shpëtoi, që ishte një bekim i tillë, ishte gjykatësi im. Ai më ndihmoi në shumë mënyra”, tha Jeremy në një intervistë për Chelsea Grayson.

Gjatë bisedës, 35 vjeçari, i njohur si “krimineli më i bukur në botë”, foli rreth të kaluarës së tij të hidhur.

Ai zbuloi se vinte nga një familje ku nëna ishte e varur nga heroina dhe babai ishte vrasës. E gjitha kjo i solli edukim të keq dhe jetë të vështirë.

Aktualisht, modeli po merret me muzikë dhe dëshira e tij është të sjellë mesazhe pozitive, larg jetës së drogës dhe krimit.