Ish-kryebashkiaku mund të kandidojë për president

Ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut dhe biznesmeni miliarder, Michael Bloomberg, po konsideron të hyjë në garën për president të SHBA.

Ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut është i shqetësuar se kandidatët e tanishëm nuk janë aq të mirë sa për të mposhtur Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020, thotë këshilltari i tij.

77-vjeçari pritet të paraqesë dokumentat këtë javë për të hyrë në gar1%n presidenciale.

Gjithsej 17 kandidatë demokratë po pretendojnë të mposhtin Presidentin Trump.

Ish Nënkryetari, Joe Biden, Senatorja e Masaçusets, Elizabeth Warren dhe Senatori i Vermont Bernie Sanders janë kryesuesit.

Disa sondazhe të kohëve të fundit kanë sugjeruar që Warren dhe Sanders mund të humbin kundër republikanit Trump edhe nëse fitojnë nominimin e partisë.

Bloomberg u largua nga Partia Republikane dhe u bë i pavarur. Në vazhdim, ai mbështeti kandidaten Hillary Clinton në zgjedhjet e vitit 2016.

Ai ishte kryebashkiaku i Nju Jorkut gjatë periudhës 2002-2013 dhe është i familjarizuar me njujorkezin Trump, të cilin Bloomberg e ka quajtur një “demagog të rrezikshëm” që ekzagjeron suksesin e tij në biznes./real-news.tv/