Ish-Kryeministri Cipras apel BE-së: Të hapen negociatat me Shqipërinë, ndryshe…

Ish-kryeministri i Greqisë Alexis Cipras i ka bërë thirrje BE-së që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që ky terren të mos iu mbetet forcave të treta që duna të destabilizojnë rajonin.

“BE nuk mund të ketë rol gjeopolitik ndërkombëtar dinamik nëse nuk aplikon një strategji të besueshme në rajonin e saj, duke mbështetur plotësisht Marrëveshjen e Prespës. Periudha pas ngrirjes së procesit të integrimit të vendeve Ballkanike, në vitin 2014, shkaktoi destabilizim në rajon dhe fuqizimin e fuqive të treta në dëm të BE-së. Duhet shfrytëzuar dinamikën e Marrëveshjes së Prespës, që ngjalli një tjetër impakt në Shqipëri dhe në dialogun me Kosovën, ndryshe BE do të përballet me situata shumë më problematike, destabilizimin e rajonit, ndërsa do të shtohen ndjeshëm emigrantët e Ballkanit Perëndimor në Europë”, ka thënë Cipras.

Gjithashtu, Cipras ëhstë shprehur se s se BE duhet të mbështesë liderët dhe popujt e rajonit për integrimin në Evropë, ndryshe do t’i hapet rrugë nacionalizmit.

“Kohezioni i BE-së dhe procedurat integruese rezultative amplifikohen me fuqizmin e metodologjisë, sipas propozimeve zyrtare të BE-së, bazuar në vlerat dhe parimet europiane për një Europë më sociale, jo me pezullimin e integrimit. BE duhet të mbështesë liderët dhe popujt e rajonit, sidomos kur janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme e të zbatojnë reformat, në rast të kundërt thjesht ofrojmë hapësirë e justifikueshme për nacionalizmin dhe autoritarizmin”, ka thënë ish-kryeministri grek.