Ish-kryetari i bashkisë vjedh 13.5 tonë ar dhe 20 miliardë USD

1570018931_ar5-e1570035292804.jpg

Plot 13.5 tonë ar dhe 20 miliardë dollarë janë gjetur në bodrumin e shtëpisë së ish-kryebashkiakut të Pekinit, Zhang Qi.

Gjiganti britanik “The Sun” shkruan që dyshohet se ish-kryebashkiaku kinez ka në pronësi edhe banesa luksoze dhe do të përballet me dënimin me vdekje, nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

58- vjeçari ishte sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Haikou, kryeqyteti krahinor i Hainan, me një popullsi rreth nëntë milionë njerëz dhe po hetohej nga Komisioni Kombëtar i Mbikëqyrjes.

Ndërkohë, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping po godet korrupsionin dhe më shumë se 10,000 njerëz janë paditur për korrupsion qëkur ai mori detyrën në vitin 2012.

Sipas raporteve, të paktën 120 persona me pozitë në Kinë janë zbuluar në hetime të ngjashme, përfshirë oficerë ushtarakë dhe ekzekutues të lartë.

scroll to top