fbpx

Ish-ministri britanik dha dorëheqjen, përdor trenin pasi largohet nga zyra

philip-hammond.jpg

Philip Hammond, ish-kancelari i Thesarit, ishte për tre vite njeriu i dytë më i fuqishëm në qeverinë britanike pas ish-kryeministres Theresa May. Por me ardhjen e Boris Johnson në krye të ekzekutivit, Hammond dha dorëheqjen.

Hammond kisihte deklaruar më herët se do të jepte dorëheqjen nëse Boris Johnson zgjidhej kryeministër.

Kur ai u largua si kancelar, Hammond gjithashtu hoqi dorë nga përdorimi i tij i një makine të blinduar të drejtuar nga shoferi.

Në mediat britanike është publikuar një foto e Philip Hammond brenda në metronë e Londrës, pasi ishte larguar nga Downing Street.

Me dy valixhe në dorë, një prej politikanëve më të fuqishëm në Britani është fotografuar teksa priste trenin në stacionin qendror të Londrës.

Philip Hammond është anëtar i Parlamentit që prej vitit 1997 dhe ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e ministrit të Jashtëm apo e ministrit të Mbrojtjes./real-news.tv/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303