Ish-ministri i Berishës: Rilindja futi duart edhe në zgjedhjet e KMSH-së

tritan-shehu-1-1.jpg

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu nga takimi i drejtuesve të PD-së në Qarkun Gjirokastër ka komentuar zgjedhjet e Komunitetit Mysliman, të mbajtura pak ditë më parë në vendin tonë.

Sipas Shehut, Rilindja ka  ndërhyrë edhe në zgjedhjet e Komunitetit Mysliman, ndaj sipas tij nuk mund t’i besohen edhe zgjedhje politike .

Ish-ministri shkruan i bindur se pa zgjidhur ngërçin politik, nuk mund të ketë procese të rëndësishme në vendin tonë. “Kësaj Rilindje dhe Kryeministri, qe tentuan te “fusin duart” edhe ne zgjedhjet e Komunitetit Mysliman, nuk mund tu besohen kursesi ato politike apo te tjera ne nivel vendi!”, shkruan Shehi./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303