fbpx

Ish-ministri i Ramës nxjerr zbuluar qëllimin e fshehtë të KÇK dhe OFL

manjaniii.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, deklaron kryeministri Edi Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tretë. Ish-ministri thekson se KÇK dhe OFL janë gjetje politike për qëllime elektorale, duke e cilësuar si një film të stërparë.

Sipas tij, sot pjesa e kriminalizimit të pushtetit është njolla e zezë e dukshme e qeverisë. “Me KÇK e OFL synohet të pastrohet kjo njollë. Pra qeveria po përpiqet të thotë se të fortët që dolën nga burgjet dhe që bënë vota, nuk janë të saj. Kulmi!”, shkruan Manjani.

Ai thekson se ky kurth taktik dhe elektoral, meriton vëmendje dhe kundërpërgjigje elektorale nga opozita.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303