Ish-ministri i revoltuar, bën thirrjen e fortë: Sa më vonë, më keq, prandaj duhet të…

Nenkryetari-i-LSI-Ylli-Manjani-duke-folur-per-gazetaret-ne-hotel-Rogner-770x439_c-840x440.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, teksa shpreh revoltën për gjithë atë që po ndodh në vend, bën thirrje për një lëvizje të re duke theksuar që nuk duhet humbur kohë. Ai shprehet se Kushtetuta nuk është më as garancia e as zgjidhja, por thjesht pasoja e dalldive të pushtetit dhe të politikës që nuk qeveris, por sundon.

Postimi i Manjanit

Nuk është më Kushtetuta as garancia, as zgjidhja e as problemi i kalbjes së Republikës.

Kushtetuta është thjesht pasoja. Prova e dukshme e dalldive të pushtetit dhe të politikës që nuk qeveris, por sundon.

Është politika cikëlmbyllur e para ajo që duhet hedhur në kosh.

Pa asnjë dyshim rithemelimi i politikës, vendosja e saj në shina parimore, ndarja e saj nga punët e administradës, gjykatës, prokurorisë, policisë e ushtrisë duhet të jetë fillimi i ristartit të Republikës.

Grupimi i njerëzve nëpër parti duhet të vijë natyrshëm si nevojë për të realizuar ide e programe qeverisëse dhe jo anëtarësi në zyra punësimi apo prokurimi.

Kur partitë ta ndalohen të kafshojnë Kushtetutën sipas qejfit, dhe këtë të fundit ta ndryshojë vetëm populli, do kemi arritur diçka.

Kur Sistemi i zgjedhjeve as vetë zgjedhjet nuk ti ketë më në dorë qeveria, as dëshirat partiake, si dhe kur parlamenti të kalojë epokën e majmunizimit do ketë shpresë se Republika do jetë e mirë dhe e fortë.

Nevojitet diçka e re, që nuk ka lidhje me mandatet që kërkojnë cikëlmbyllurit, por me rithemelimin e çdo gjëje.

Duhet të biem dakort me idenë e rithemelimit sa më parë të jetë e mundur.

Sa më vonë më keq… Emigrantin e kemi bërë gjithmonë, për fat të keq…

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303