fbpx

Ish-ministri lëshon deklaratën e fortë: Pse ndodh ky paradoks? Më vjen keq që…

petrti-vasili-e1555331989416.png

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili  me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, deklaron se situata e COVID-19 në Shqipëri nuk është menaxhuar me kritere shkencore.

“Sugjerimet e mia nuk kanë pasur të bëjnë me politikën por me angazhimin tim në këtë fushë. Jam përballur me arrogancë. Nuk e kuptoj se si kryeministri mund të më përgjigjet mua kur unë jam një profesionist i kësaj fushe. U bënë gabime trashanike sepse ndoqëm një politikë kufizimesh që nuk kishte asnjë sens profesional dhe logjik. Nuk kishte asnjë model të ngjashëm të bllokimit”, thotë Vasili.

Sipas zv. kryetarit të LSI-së këtë e dëshmon shumë mirë shtimi i rasteve gjatë dy javëve të fundit.

“Këta thonë fajin e ka populli. Para dy muaj e ca thoni faleminderit popull. Populli nuk ka gabuar asnjëherë, gabojnë ata që udhëheqin. Janë shumë popuj të përfshirë nga pandemia, të tërë testuan. Tashmë Italia është e hapur dhe nuk ka shtim të rasteve. Pse ndodh ky paradoks në Shqipëri? Më vjen keq që disa profesionistë thonë se meqë u hapëm, raste shtohen. Më vjen turp që e thonë këtë gjë. Përse vendet e tjera nuk kanë shtim të rasteve?”, u shpreh ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303