fbpx

Ish-ministri lëshon gojën: Këshill leshi, s’ka kuptim më të..

ylli-manjani-studio-770x433.jpg

Ish-ministri Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, deklaroi se opozita nuk duhet të humbasë kohë me takime në Këshill Politik.

Postimi i Manjanit

Opozita zyrtare është padyshim legjitime të marrë çdo vendim, por për mendimin tim tashmë nuk ka kohë të humbasë me takime koti në atë palo Këshill Politik.

Këshill leshi!

Përsa kohë nuk ka asnjë mekanizëm në dorë për të ndalur marrëzitë e të marrëve, Këshilli Kolitik është thjesht këshill leshi!

Ndaj ska më asnjë kuptim të harxhohet kohë me të.

REPORT AD

Se ja u arrit konsensusi mu në tokën Amerikane që e duan të gjithë, por marrëzia e ç’bëri. Edhe ambasadorët nuk patën fundshpinë mjaftueshëm për ta ndalur.

Prandaj ska më asnjë kuptim përpjekja që ti biem Damianit që të ndalet Rama…

Pffffff, absurde!

Beteja opozitare nuk është më me Ramën, as me rregullat e përçudnuara të zgjedhjeve. Beteja është me vetveten. Opozita duhet të bindë Shqiptarët të dalin të votojnë për të.

Shqiptarët që s’e duan Ramën janë shumë. Ata që duan ndërtimin e një politike tjetër, shteti jo partiak, demokracie reale dhe ekonomi të lirë janë më të shumtë.

Rotacioni është asgjë para asaj që kërkojnë shqiptarët.

Ndaj opozita nëse do të vijë në qeverisje duhet të bindë shqiptarët të votojnë për të.

Votat e bëjnë ndryshimin jo rregullat e Pallatit të Kongreseve që i përçudnon kongresi i partisë në pushtet!

Opozita duhet të japë garanci që vota e hedhur në kuti nuk preket dhe se do numërohet ashtu siç është. Po këtë garanci duhet tua japë njerëzve jo Këshillit Politik. As ndrikullave pa fundshpinë diplomatikë, që rrinë squk para Ramës dhe bëjn si cuba para opozitës!

Nuk shkon më loja bajate me këshill politik, që duket sikur të gjithë aty janë në garë me Rudina Hajdarin.

Vendi ka nevojë për komandë, siguri, drejtim, alternative ndryshim!

Deklarimet te dera e Pallatit të Kongreseve çojnë ujë te mulliri i propagandës së Ramës, i cili e do opozitën në zyrë jo në rrugë, me Damianin dhe në garë me Rudinën, jo me njerëzit që duan ndryshimin.

Unë kështu e shoh këtë punë.

Por, sigurisht opozita është në të drejtën e vet të zgjedhë cilën taktikë të dojë…

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303