Ish-ministri publikon video-montazhin që po përhapet me shpejtësi dhe shpërthen keq

beteje.jpg

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur, Arben Beqiri, teksa ka publikuar një video-montazh, deklaron se 25 prilli ishte një “beteje e vjedhur me hile e dredhi”, teksa paralajmëron se shpejt, shqiptarët sipas tij do bashkohen për ta “mposhtur këtë të keqe”.

Postimi i plotë

Pushteti absoult korrupton ne menyre absolute dhe rregjimet zor se permbysen me vote!!!

Kjo beteje e vjedhur me hile e dredhi vetem sa e ben edhe me te qarte para cdo socialisti te thjeshte misionin shkaterrues dhe antikombetar te Rames dhe rindjes se tij!

Ne nuk e kemi humbur luften per ti dhene Shqiperise nje qeveri qe meriton!

Ate do ta fitojme per atdheun tone, per qytetaret qe aspirojne demokraci dhe mireqenie dhe i vetmi aleat jane dhe do jene shqiptaret.

PD dhe Lulzim Basha bene nje fushate europiane, te ndershme e transparente, frymezuese dhe te bazuar!

Perkunder kesaj duket se presioni dhe paraja, Doshet dhe numeruesit me stilolaps ne dore, Murrizet dhe soji e sorollopi i tyre te shtrire nga jugu ne veri, moslejimi i emigranteve per te votuar e te tjera si keto tjetersuan vullnetin e popullit.

Nese ne nuk arritem te ndalnim kete krim elektoral, te gjithe shqiptaret qe e duan vendin, te djathte e te majte shume shpejt do bashkohen per ta mposhtur kete te keqe qe te ngjashme ka vec diktaturen!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303