Ish-ministri tallet me socialistët: Hahahaha, kaq gjë e kupton dhe Ulsiu, hardhuca pa bisht…

komisio.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në facebook, pyet se pse qeveria i është drejtuar Komisionit të Venecias për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

‘’E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese. Ç’hyn Venecia këtu? Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu. Hardhuca pa bisht”.

Postimi i plotë

Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parlamentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Hahahahahahahahahaha…

Çfarë qesharakësh! Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias? Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.

E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese. Ç’hyn Venecia këtu? Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu. Hardhuca pa bisht.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303