fbpx

Ish-opinionisti i “Big Brother” rezulton pozitiv me Covid-19

Ish-opinionisti i “Big Brother Albania” me nofkën “Virusi”, i cili është gjithashtu aktor ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Virusi, emri i vërtetë i të cilit është Basri Shala, ka deklaruar se është infektuar me Covid-19.

Ai ka bërë testin për koronavirusin dhe ka rezultuar pozitiv, siç lajmëron në një postim në Facebook.

Pavarësisht se është munduar të tregojë sa më shumë kujdes me masat, ai sërish ka arritur të preket nga virusi.

“Miq, Pas disa shqetesimeve qe i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe me thirren prej IKSHP-se dhe m’kallxun qe jam njeri shume i mire dhe pozitiv. Ata qe me njohin e dijne sa shume kam pas kujdes, por me fund e leshova bajrakun. Ka shume kohe qe masken dhe distancen e kam respektu strikt”, shkruan aktori.