fbpx

Ish-roja i kampit nazist në gjyq për 3500 vrasje

Screenshot_5.jpg

Një ish-roje 100-vjeç tashmë, që ka shërbyer në kampin e përqendrimit nazist Sachsenhausen pranë Berlinit do të dalë përpara gjykatës, 76 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sipas të përditshmes  gjermane Welt am Sonntag.Gjyqi pritet të nisë në tetor dhe gjykata rajonale e Neuruppin do të shqyrtojë akuzat e ngritura ndaj 100-vjeçarit për pjesëmarrjen në vrasjen e më shumë se 3500 personave. I pandehuri, për shkak të moshës, është i detyruar të qëndrojë përballë trupit gjykues 2 deri në 2 orë e gjysmë në ditë, deri në përfundimin e procesit.I akuzuari, kishte punuar si roje kampi nga 1942 deri në 1945 në Sachsenhausen, ku rreth 200,000 njerëz u burgosën dhe 20,000 u vranë. Ndërsa numri i të dyshuarve për krimet naziste është në rënie, prokurorët ende po përpiqen të vendosin drejtësinë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303