Ish-sekretari i PD, thirrje Bashës: Reflekto!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga opozita perpara godines se Kryeministrise, ku kane kerkuar doreheqjen e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta, pas akuzave te deputetit Tom Doshi./r/n/r/nLeader of the Albanian opposition Democratic Party and mayor of Tirana Lulzim Basha gestures as he speaks in front of the government building in Tirana on March 12, 2015, during a ruing a rally to demand the resignation of the Parliament speaker. The Albanian opposition requests the resignation of Parliament Speaker Ilir Meta, the junior ally in the government coalition and that of Socialist Prime Minister Edi Rama following accusations from a Socialist MP that Meta had commissioned assassinations. Meta maintains that the charges, which are being investigated by the Prosecution office, are fabricated.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka folur në lidhje me situatën politike, djegien e mandateve të opozitës si dhe protestat.

Ai lëshoi edhe një thirrje ndaj Bashës, duke i thënë që të reflektojë pasi nuk e arriti qëllimin e tij, largimin e Ramës si kryeministër.

‘Ne momentin kur është marrë vendimi edhe unë kam qenë pjesë e trupës qe e mori vendimin për të djegur mandatet. U duk se ishte zgjidhja e vetme për të sensibilizuar Shqiptarët për të keqen që po ndodhte, për t’i thënë shqiptarëve se kjo nuk behej per karriget e deputetëve të PD-së. Duhej kjo rrugë radikale edhe për të bindur partnerët ndërkombëtarë por tashmë rezultati është ky që kemi në tavolinë, që opozita e bashkuar nuk e arriti dot objektivin që zgjedhjet të mos realizoheshin, gjithashtu nuk u arrit të merrnim dot përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë. Pra duke u nisur nga pasojat besoj se nuk ishte rruga e duhur, sidomos mosfutja ne zgjedhje. Por prapë është reflektim personal. Duke u nisur nga rezultati, për sa kohë nuk arritëm ta largojmë Ramën, për sa kohë nuk arritëm të moszhvilloheshin zgjedhjet në 30 qershor, duke u nisur nga rezultati, fakti është që rruga nuk ishte e duhura’, deklaroi Ristani./real-news.tv