fbpx

Ish-senatori 95-vjeçar ngrihet nga karrigia me rrota dhe nderon George H.W. Bush

1543958642_bobdole.jpg

Në moshën 95-vjeçare ish-senatori Bob Dole ka qenë i pranishëm në homazhet për të nderuar presidentin e ndjerë George H.W. Bush, i ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Edhe pse mbërriti aty me një karrocë me rrota, Dole ngrihet i ndihmuar nga dy shoqërues dhe qëndroi përpara arkivolit të mikut dhe dikur rivalit të tij, duke i bërë të gjitha nderimet si një veteran i Luftës së Dytë Botërore pavarësisht nga vështirësitë shëndetësore dhe ato fizike.

Bush dhe Dole u ndeshën për herë të parë me njëri-tjetrin në garën brenda republikanëve për zgjedhjet presidenciale në vitin 1988. George H.W. Bush fitoi, ndërsa Bob Dole qëndroi në Senat. Më pas, të dy krijuan një marrëdhënie të ngushtë pune. Bush dhe Dole, para se të anëtarësoheshin në Partinë Republikane dhe të përfshiheshin në politikë, kishin marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Dole ishte gjymtuar në njërin krah gjatë një beteje në Itali. Kurse Bush, ish-pilot, është veterani i fundit që ka qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *