fbpx

Ish-shefi i fushatës presidenciale të Trump dënohet për mashtrim

manafort.jpg

Ish drejtuesi i fushatës presidenciale të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u dënua me 47 muaj burgim për mashtrime bankare si dhe ato me taksa.

Paul Manafort, është shpallur fajtor vitin e kaluar për fshehje të miliona dollarëve të ardhura nga aktiviteti këshillues që ka pasur në politikën e Ukrainës.

Manafort, të cilit do t’i numërohen ditët e qëndrimit në burg, duhet të paguajë 18 milionë dollarë kthim të të hollave që ka fshehur dhe 50,000 dollarë gjobë.

Manafort pritet të dënohet javën tjetër në një tjetër rast, që ka të bëjë me lobimin e tij joligjor.

Këto akuza rrjedhin nga një hetim që është duke iu bërë fushatës së Trumpit dhe mundësisë së ndonjë bashkëpunimi me Rusinë më 2016.

Vetë Manafort u shpreh para gjykatës se këto dy vite kanë qenë më të vështirat e jetës së tij duke rrëfyer:

‘Ndihem më i poshtëruar se asnjëherë më parë’./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303