21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Ish-shefi i Nissan flet pas arratisjes

Ish pronari i Nissan, Carlos Ghosn, duke folur publikisht për herë të parë që nga arratisja e tij dramatike nga drejtësia japoneze, u tha gazetarëve në Beirut se ai ishte trajtuar “brutalisht” nga prokurorët e Tokios dhe ishte viktima e një komploti për ta hequr atë nga kryesia e Nissan.

Ai tha nuk do të ishte përballur me një gjykim të drejtë në Japoni.

65-vjeçari u largua nga Japonia muajin e kaluar ku po priste gjyqin nën akuzat e nën-raportimit të fitimeve, shkeljes së besimit dhe shpërdorimit të fondeve të kompanisë, akuza të cilat ai i mohon.

Ghosn tha që ai kishte ikur në shtëpinë e tij të fëmijërisë në Liban për të pastruar emrin e tij. Ai nuk pranoi të thoshte se si ai shpëtoi, duke përmendur se kishte histori kontradiktore për largimin e tij. “Do të vdisja në Japoni ose do të largohesha”, tha ai, duke përshkruar ndjenjat e tij. “Ndihesha si peng i një vendi ku unë shërbeva për 17 vjet,” u tha ai gazetarëve.

“Akuzat ndaj meje janë të pabaza,” shtoi Ghosn, duke përsëritur pretendimin e tij se Nissan dhe autoritetet japoneze u bënë bashkë për ta hequr atë pas një rënie në të ardhurat e Nissan dhe në shenjë hakmarrjeje për ndërhyrjen e qeverisë franceze në aleancën e makinerive me Renault.

“Akuzat e të pandehurit Ghosn injorojnë plotësisht sjelljen e tij dhe kritika e tij e njëanshme e sistemit japonez të drejtësisë penale është krejtësisht e papranueshme,” tha zyra e prokurorit të Tokios në një deklaratë në faqen e saj të internetit pasi foli Ghosn.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat