Ish-sulmuesi i Partizanit të Beogradit te ‘Demat e Kuq’

salomon-1170x650.jpg

Partizani nuk ndalet më në merkato dhe afron sulmuesin e tretë brenda pak orësh. Pas Joseph Ekuban dhe Brian Brown të kuqtë zyrtarizuan edhe afrimin e sulmuesit nigerian Theophilus Solomon.

23-vjeçari nigerian zhvilloi edhe stërvitjen e parë me Partizanin sot në Kamëz ndërkohë që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Ai ka të dhëna shumë të mira pasi për pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Kroaci me ekipe të tilla si Rijeka, Zadar, Sibenik, Istra e Inter Zapresic, ndërsa së fundmi ishte pjesë e hungarezëve të Ujpest.

Solomon në karrierën e tij të deritanishme ka ndërruar shumë skuadra, pavarësisht se është vetëm 23-vjeç. Ai ka luajtur edhe me Partizanin e Beogradit dhe Omonian e Nicosias.

Problemi i tij i vetëm është që në 2 sezonet e fundit ka shënuar vetëm 2 gola edhe pse ka luajtur me 4 skuadra të ndryshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303