29.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Dokumentet / Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve që marrin paratë

spot_img

Trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërblimin e këstit të tretë duhet të dorëzojnë disa dokumente në Ministrinë e Financave.

Janë në total 5 mijë përfitues, dosjet e të cilëve janë shqyrtuar nga Drejtoria e Pagesave nga janari deri në tetor të vitit të shkuar.

Sipas Ministrisë së Financave, trashëgimtarët njihen si përfitues, por kanë mangësi në dokumentacion.

Në listën e publikuar shënohet me “V” në rastet kur dokumenti është në rregull, me X kur është gabim dhe është kolona bosh kur dokumenti nuk është paraqitur.

Dokumentet

Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive.

Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.

Kur kemi ndryshim të identitetit, (emër/mbiemër), apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat