fbpx

Ish-truproja e Berishës ngushëllon Muratajt

1555011813_salilushaj.jpg

Ditën sotme në Tropojë do ti jepet lamtumira e fundit grabitësit të vrarë në aeroportin e Rinasit, Admir Murataj.  Këtë e ka konfirmuar vëllai i viktimës, Ilir Murataj me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se varrimi i të vëllait do të bëhet në orën 12:00.

Poshtë postimit të Muratajt kanë mbërritur qindra komente ngushëllimi, ku ndër to bie në sy edhe një personazh i njohur për publikun. Bëhet fjalë për babain e reperit të njohur Stresi, Sali Lushaj.

“Ngushëllimet e mia për familjen tuaj të nderuar. Zoti ju forcoftë.”,  ka shkruar Lushaj. Kujtojmë se Sali Lushaj njihet ndryshe edhe si ish-truproja e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Ndërkohë për sa u përket grabitësve të tjerë që morën disa milion euro në aeroportin e Rinasit ende nuk ka zhvillime të reja për identifikimin e tyre, por policia po punon në zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi kanë deklaruar se kanë gjetur prova në frugonin e braktisur nga grabitësit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303