Aktori i njohur, Rezart Veleshnja teksa ka qenë sot në emisionin “Wake Up”, ka deklaruar se ka qenë gjithnjë përkrahës i Partisë Socialiste, por është zhgënjyer shumë kur mësoi për patronazhistin. Veleshnja tha se nuk do e votojë më PS.
“Më në fund pashë database dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS i ati ka dalë në pension.
Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë.
Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha Rezi.

