‘Isha zgjuar, por nuk mund të flisja dot’/ Armina Mevlani rrëfen tmerrin që ka kaluar

armina.jpg

Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka rrëfyer një situatë aspak të mirë që ka kaluar mbrëmë.

Në rrjetin social ‘Instagram’, ajo bën me dije se ka kaluar paralizë në gjumë dhe për të kjo gjë ishte e tmerrshme.

“Dje kalova në paralizë gjumi. Ishte e tmerrshme, isha zgjuar por s’mund të flisja. E ka provuar dikush tjetër? Më shkruani në direct për të ndarë eksperiencat.”- shkruante ajo në postim.

Për ata që nuk e dinë, paraliza e gjumit është një ndjenjë e të qenit i vetëdijshëm, por i paaftë për të bërë lëvizje. Kjo ndodh në mes të fazave të gjumit dhe zgjimit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303