“Ishalla qofsh si në foto”/ Sara Hoxha tregon çfarë shqetësimesh fshihen pas fotove perfekte të shtatzanisë

WhatsApp-Image-2020-09-16-at-10.16.58.jpeg

Duke parë fotot e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës, ndjekësit kanë menduar se shtatzënia e saj po shkon “vaj”, por në fakt nuk është ashtu.

Një ndjekëse shtatzënë e ka pyetur partneren e Ledrit nëse edhe ajo ka shqetësime si të gjithë femrat e tjera shtatzënë.

“A ta bëj i pyetje këshu shqetesime shtazanie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me te thon ishalla qofsh si ne foto”- shkruan ndjekësja, të cilës Sara i zbulon shqetësimet e saj.

“Kam si jo. Mesi me keputi fare (ndonjehere mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashke, vape sa te duash… por nuk i kap aparati fotografik keto edhe ska pse. Bejme foto per qef jo per hall. Te uroj shtatezani sa me te lehte.”- është përgjigjia e saj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303