Ishin nisur për në punë, aksidentohet makina me mësues

1544012026_auto.jpg

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Arrëz të Korçës.

Mësohet se është aksidentuar një makinë me 7 mësues, ku për pasojë ka mbetur e vdekur mësuesja Luiza Dule, 48 vjeçe.

Si çdo mëngjes ata ishin nisur për në punë, në shkollën e fshatit Arrëz.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të ndodhur, por shkak dyshohet humbja e kontrollit të automjetit si pasojë e lagështisë në rrugë. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303