ISHP jep alarmin: Vaksinoni fëmijët nga fruthi

Muaji i fundit, një nga problemet të cilat kanë prekur spitalet e Shqipërisë ka qenë fruthi.

Pas një raporti nga ISHP e cila ka dhëne alarmin se nga fillimi i këtij viti janë shënuar 51 persona të prekur nga fruthi dhe më të prekurit janë fëmije të moshës 2 vjeç. Rastet më të shumta janë shënuar në qytetin e Tiranes

Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje që të vazhdojë vaksinimi i fëmijëve sipas grupmoshave 1 dhe 5 vjeçare si dhe te rriturve të cilët akoma nuk janë vaksinuar ndaj fruthit

“Instituti i Shëndetit Publik ju bën thirrje të gjithë prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit dhe udhëzimeve të ISHP-së për grupet që janë më të rrezikuara. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit që nuk janë vaksinuar ndaj fruthit apo nuk kanë marrë dy doza të vaksinës, duhet të vaksinohen. Vaksinimi ndaj fruthit është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, bëhet akoma më i rëndësishëm vaksinimi, për të parandaluar përhapjen e fruthit:, sqaron ISHP.