Ishte dënuar me 10 vite burg, kapet ‘i rrezikshmi’ në Elbasan

Ka rënë në pranga ditën e sotme nga policia e Elbasanit, Xhiliano Xhoxhi, i cili kërkohej në Itali.

Ai ishte dënuar nga drejtësia italiane me 10 vite burg si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikun e lëndëve të forta narkotike.

Xhoxhi ishte pjesë e një grupi, i cili u “zbërthye” në vitin 2016 gjatë operacionit të koduar “Poter-Al”. Pjesë e grupit ishte edhe djali i ish-deputetit Vangjel Tavanxhi, Ervini.