fbpx

Ishte dënuar me 3 vite burg, kapet shkodrani 39-vjeçar, ja për çfarë akuzohet

pranga_policit.jpg

Një 39-vjeçar i cili kërkohej nga policia, tanimë ka rënë në prangat e autoriteteve në Shkodër.

Në pranga ka rënë Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër.

Njoftimi i plotë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

Në pranga edhe shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Gjokë Odri, 39 vjeç, banues në fshatin Grudë, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303