Ishtë dënuar për trafik drogë, çfarë ndodhi sot në Durrës me 44-vjeçarin e kërkuar

Policia-Durres-2_5_0_0_2-720x471-700x458.jpg

44- vjeçari N. H i dënuar nga Gjykata italiane e Triestes me 5.3 vite burg për trafik droge është arrestuar në Durrës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 44-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në ndërkombëtar Nardi Hoxha, 44 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Triestes, Itali e ka dënuar me 5 vite e 3 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

scroll to top