fbpx

Ishte duke punuar, bie nga lartësia punëtori 55 vjeç, dërgohet me urgjencë në spital

Një punëtor ka rënë nga lartësia e pallatit sot, teksa ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet. Bëhet me dije se i lënduari është shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i pòlicisë:

Më datë 04.08.2020, rreth orës 11:35, në rrugën “Hoxha Tahsim” duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi P.L.,55 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.