Ishte kthyer në makthin e qytetarëve, Policia arreston ‘skifterin’

kapet.jpg

Blutë e Fierit kanë arrestuar një person i cili akuzohet për 5 vjedhje.

Njoftimi:

Policia e Fierit në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, ka arrestuar një person përgjegjës për 5 vjedhje me precedentë të mëparshëm penal për vepra penale të ngjashme.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se E.O 46 vjeç, banues në Tiranë është përgjegjës për vjedhjen e automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit Xh. M., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit R. Sh., automjetit tip “Toyota” në pronësi të shtetasit V. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit F. B., automjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. M.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë. Në këtë mënyrë u finalizua operacioni policor i koduar “Mbrostari”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Vjedhja”.

 

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303